Shumë gola në Mitrovicë, asnjë në Skenderaj

Futboll

Shumë gola në Mitrovicë, asnjë në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2017 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Gjithçka e paqartë sa i përket ndeshjeve të para të gjysmëfinales së Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Trepça nga Mitrovica në konak të saj barazoi me rezultat 2:2 me Besën nga Peja, po ashtu edhe në Skenderaj, nuk ka pasur fitues, Drenica-Llapi u ndanë baras (0:0).  Pejanët të parët kaluan në epërsi duke iu falënderuar golit të Qemajl Elshanit pikërisht në minutën e 6-të. Në minutën e 32-të, Diar Miftaraj nga rreth 15 metra godet tërthorësen e Trepçës. Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, u barazua rezultati 1:1. Pleurat Hajdini me shkathtësinë e tij shënoi dhe sjellë gëzim te skuadra e tij. Në minutën e 63-të, sërish Besa në epërsi. Florent Qorraj me dinakërinë e tij shënoi dhe shkaktoi edhe ‘dridhje’ të vendasit. Vendasit dy herë goditën shtyllën, por të pafat në minutën e 69-të. Pas një minute (70’) Qerimi ia doli të barazoi rezultatin, 2:2, duke i dhënë mundësi që skuadrës së tij të jetë më e qetë për takimin e kthimit, por Besa tani është më e favorizuar ngase do të luhet sfida në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë. Ndërkaq ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Llapit ka qenë mjaft e mirë, ndonëse vendasit kërkuan penallti në minutën e 63-të, por kështu nuk mendoj edhe gjyqtari. Fundja, llapjanët morën rezultat të mirë për takimin e kthimit, por edhe Drenica ka llogaritë e saja. Ndeshjet e kthimit luhen me 19 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat