Ferizaj në karantinë: Në Mitrovicë o jetë o vdekje!

Futboll

Ferizaj në karantinë: Në Mitrovicë o jetë o vdekje!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2017 Në ora: 18:47
KF Ferizaj

Nesër në orën 16.00 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë nga Pozhorani, ballafaqim i skuadrave fqinje që shton emocionet e mëdha, sepse secila synon që të garojë në elitën e futbollit në edicionin e ri.  Vllaznia është në vend të tretë në Ligën e Parë, kurse Ferizaj është i dhjeti në elitën e futbollit. “Ferizaj zhvendoset në Mitrovicë, futbollistët premtojnë maksimumin nga vetja. Skuadra jonë është nisur për në Mitrovicë në karantinë për t'i relaksuar lojtarët para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit ndaj Vllaznisë së Pozheranit.

Lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje, dhe premtojnë që do të japin më të mirën nga vetja që të mbesin përsëri në Superligë”, thuhet nga KF Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat