“PSG nuk ma diti vlerën”

Futboll

“PSG nuk ma diti vlerën”

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:36
Serge Aurier

Lojtari i ri i Tottenham, Serge Aurier, ka bërë të ditur arsyet se pse është larguar nga Paris Saint-Germain.

Ai ka thënë se që parisienët nuk ia vlerësuan vlerat e tij si futbollist.

“Statistikisht, isha mbrojtësi më me ndikim në Ligue 1, që nga viti 2013 deri tani. Kam fituar edhe nëntë trofe me PSG”, ka thënë Aurier.

Ai ka thënë se vendimi për t’u larguar nga skuadra ishte personal.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, u transferua në Tottenham këtë merkato, për 23 milionë funta dhe mund të debutojë të dielën, kundër Everton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat