Gjilani-Vëllaznimi, pa fitues

Futboll

Gjilani-Vëllaznimi, pa fitues

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2017 Në ora: 18:31
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi nga Gjakova ka importuar një pikë të madhe, duke barazuar me rezultat 1:1 me Gjilanin, në ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 36-të, futbollisti Semir Zeneli ka përfituar nga një gabim trashanik i mbrojtësit Ergon Hyseni për të realizuar gol dhe për të zhbllokuar ndeshjen, 0:1. Dy minuta pa përfunduar ballafaqimi u barazua rezultati 1:1.  Autor i golit ka qenë Filonit Shaqiri. Vëllaznimi ngjitet në vend të tretë me 7 pikë, ka një me pak se Feronikeli e Llapit, kurse Gjilani mban pozitën e 7-të me 6 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat