Sabatini shkon në Kinë për parà, por Pastore “ngrin” Inter-in!!!

Futboll

Sabatini shkon në Kinë për parà, por Pastore “ngrin” Inter-in!!!

Më: 7 janar 2018 Në ora: 14:57
Walter Sabatini

Ndërkohë që Walter Sabatini, koordinatori i sektorit teknik të grupit “Suning Sports Group”, ka shkuar në Kinë për një mbledhje ku do të kërkojë një shumë parash për të mos hedhur dëm punën e mirë të bërë deri tani, që mban gjallë mundësinë për të shkuar në Champions League, një nga ëndrrat e merkatos së Inter është shuar. “Jam i dashuruar me Parisin dhe dashuroj PSG. Nuk do të ndryshoj skuadër,” – janë fjalët e thëna për “Yahoo.com” nga argjentinasi Javier Pastore.

Nëse Sabatini do të arrijë të bëj blerjet që do të qetësojnë trajnerin Spalletti, atëherë priten edhe largimet e Joao Mario e Brozovic. Me merkaton e duhur në janar, objektivi Champions është ende i arritshëm për zikaltërit

Rënia e Inter ka qenë vertikale në këtë periudhë dhe është vënë re nga të gjithë. 3 pikë në 5 javët e fundit janë dëshmia sesi “magjia” e Spalletti nuk funksion më. Duhet energji e re në venat e një skuadre të lodhur me më shumë cilësi për të mos shpërdoruar mrekullinë që ka bërë deri në këtë moment trajner. Duhet parà për të marrë një qendërmbrojtës dhe një futbollist në gjendje të “ndezë dritën” në mesfushë, repart që ka përfunduar në errësirën e mediokritetit.

Sabatini kërkonte fondet e duhura për të vazhduar punën që po bën në disa fronte. Pastore dhe Mkhitaryan janë emrat e fantazistëve, ndërsa alternativa e tyre është Deulofeu. Ramires do të ishte përforcimi në mesfushë ndërsa ëndrra në mbrojtje mbetet Blind, teksa realiteti duhet se do t’i çojë zikaltërit drejt ish-mbrojtësit të Roma, Yanga-Mbiwa. Të gjitha këto operacione mund të bëhen vetëm nëse Sabatini do të bind “Suning” se duhen parà të tjera që Inter të rikthehet në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat