Emri i Baftijarit në regjistrat e skuadrave të mëdha europiane

Futboll

Emri i Baftijarit në regjistrat e skuadrave të mëdha europiane

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:22
Emri i Baftijarit në regjistrat e skuadrave të mëdha europiane

Ripërtëritja e brezave të Kombëtares ka nisur me ritme të shpejta. Nëse në grumbullimin e fundit Qaka ishte ndër të vetmit talente të rinj të afruar, në të ardhmen pritet të ketë disa futbollistë premtues për fanellën kuqezi. Këtë herë, është vetë trajneri i Kombëtares që ka piketuar një tjetër djalosh. Bëhet fjalë për Besir Baftijarin. Mesfushori, i cili është pjesë e skuadrës së 17- vjeçarëve të Spartës së Pragës, po ndiqet me shumë interes nga pala shqiptare.

Bëhet fjalë për një futbollist që është lindur në Çeki, mirëpo që vjen nga një familje shqiptare në Shkup. Forma e tij e mirë me skuadrat e moshave ka bërë që emri i Baftijarit të përfundojë në regjistrat e skuadrave të mëdha europiane. Në faqen zyrtare të Teplices, ekipi i mëparshëm i futbollistit, vihet re e pasqyruar prova që ai ka bërë te skuadra e Romës në verën e shkuar. Gjatë së shkuarës së tij, djaloshi ka qenë pjesë e skuadrave të Usti Nab Labem në fëmijëri dhe, më pas, i është bashkuar Teplices, me të cilën ka luajtur për rreth 10 vite.

Së fundmi, ai është një prej futbollistëve më të rëndë- sishëm të 17-vjeçarëve të Spartës së Pragës. Përforcimi i Kombëtareve kuqezi me talente të tillë është një punë e projektuar në vazhdimësi, jo vetëm për Kombëtaren A momentalisht, por edhe për ekipet e moshave dhe të ardhmen e kuqezinjve. Portali “Info.mk” bënme dije se rreth tij ka interesime nga skuadra si Bayern, Juventus dhe Freiburg. Mirëpo rreth karrierës së tij me shumë përkushtim po kujdeset menaxheri çek, Martin Hrdlicka, i cili bashkë me Besirin do të vendosin për ofertën më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat