Sanchez jashtë formacionit ndaj Chelsea-t, ja justifikimi i Wenger

Futboll

Sanchez jashtë formacionit ndaj Chelsea-t, ja justifikimi i Wenger

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:46
Arsene Wenger dhe Alexis Sanchez

Arsene Wenger ka refuzuar të japë një shpjegim të detajuar se pse Alexis Sanchez nuk është pjesë e formacionit të Arsenal kundër Chelsea-t në Carabao Cup.

Mirror Sport ka zbuluar në fillim të javës se Sanchez ishte gati për të luajtur në Stamford Bridge megjithëse zërat për një largim të mundshëm të kilianit janë shtuar së fundmi.

Por situata ka ndryshuar tashmë, ai e ka lënë jashtë formacionit yllin e ekipit për ndeshjen e parë.

Danny Welbeck do të zërë vendin e tij, megjithëse luajti ndaj Nottingham Forest të dielën teksa Sanchez ishte pushim.

“Nuk mund të shpjegoj çdo vendim që marr, ai është vendimi i ditës së sotme,” shprehet Wenger.

“Ai është i fokusuar, ka dhënë shumë së fundmi dhe është gati të futet në lojë kur të na duhet.”

City thuhet të jetë gati të bëjë një ofertë 24 mln euro për Sanchez për të testuar vullnetin e Arsenal që kërkon 35 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat