Nga Franca: Manchester United përgatit 500 milionë € për të blerë Neymar - Bota Sot
Nga Franca: Manchester United përgatit 500 milionë € për të blerë Neymar

Futboll

E hënë, 23 prill 2018

Nga Franca: Manchester United përgatit 500 milionë € për të blerë Neymar

Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:03
Neymar

Manchester United do të jetë i çmendur në përpjekje për të “inkorporuar” Neymar, verën e ardhshme. Kështu thotë portali francez “Le10Sport”, i cili publikon faktin se “Djajtë e Kuq” kanë përgatitur 500 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian, i cili u largua nga Barcelona verën e kaluar, pasi u pagua nga PSG klauzola prej 222 milionë eurosh. Mourinho është në kërkim të një ylli për pjesën e përparme të skuadrës që drejton, teksa Griezmann i Atletico Madrid mbetet një kandidat i madh për të shoqëruar Lukakun në majë të “Djajve të Kuq”, por në orët e fundit, ekipi anglez duket i interesuar më shumë për një lojtar, që ka dominuar futbollin në vitet e fundit.

I tillë është Neymar, i klasifikuar së fundi nga Observatori i Futbollit “CIES” si lojtari më i vlefshëm i botës me rreth 213 milionë euro çmim. Neymar ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 22 ndeshje, që ka luajtur nga ardhja e tij te PSG. Diçka që për brazilianin Ronaldo, “ka qenë një hap prapa në karrierën e tij”. Ai do ta udhëheqë ekipin francez në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet në raundin e radhës me Real Madridin, kampion në fuqi i kompeticionit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test