Puel: Mahrez do t’u kushtojë klubeve në verë mbi 100 milionë

Futboll

Puel: Mahrez do t’u kushtojë klubeve në verë mbi 100 milionë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 22:32
Claude Puel dhe Riyad Mahrez

Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel, beson se transferimi i Riyad Mahrez, në verë mund tu kushtojë klubeve tjera më shumë se 100 milionë funte. 

Mahrez ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Arsenal dhe Liverpool që kanë qenë të interesuar për lojtarin.

Algjeriani ka treguar formë të mirë duke arritur të shënojë 23 shtatë gola dhe ka dhënë po aq asistime në 23 ndeshje.

Puel beson se Leicesteri do ta mbajë Mahrezin pasi është e vështirë që të shitet në janar.

“Ndoshta në verë do të kushtojë më shumë se 100 milionë funte”.

“E shohim Riyadin të buzëqeshur, i kënaqur që luan me bashkëlojtarët”.

“Edhe pas stërvitjeve e shoh duke luajtur. I them të pushojë, por ai është perfekt’, ka thënë Puel.

Fjalët e trajnerit e bëjnë pothuajse të pamundur kalimin e lojtarit në këë afat kalimtar në ndonjë tjetër klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat