Gjeraj rikthehet te Besa pas 13 viteve

Futboll

Gjeraj rikthehet te Besa pas 13 viteve

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:22
Robert Gjeraj

Robert Gjeraj prej futbollistëve më të mirë në vendin tonë, vendosi për Besën e Pejës. Ai një pjesë të stinorit vjeshtor u paraqitë për Lirinë e Prizrenit, por ishte larguar për shkak se kishte disa mospajtime me trajnerin Blendi Memajn. “Falënderoj të gjithë ata që me mbështetën në çdo mënyrë sa isha i pangazhuar për arsye që tashmë dihen, dhe një falënderim për trajnerin Bekim Bakaj, që me mbështeti në çdo vështirësi dhe të gjithë shokët e mi që janë të shumtë për çdo mbështetje që më kanë bë”, ka thënë Gjeraj.

Megjithatë, Gjeraj pas disa ofertave vendosi të shkoi në klubin me renome Besa, e cila aktualisht mban pozitën e 10-të me 13 pikë në elitën e futbollit. “Besa është ekipi që unë i kam fituar krejt titujt e mundshëm në Kosovë, ku edhe u afirmova si lojtar dhe e pash të arsyeshme që duhet me iu ndihmuar tash që ta sigurojmë mbetjen në ligë sa më shpejt”, thotë Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mbrojtës - mesfushori pas 13 vjetësh rikthehet në klubin pejan, por kësaj here nuk luftojnë për titull, por për t’iu shmangur zonës së barazhit. “Unë mendoj pas rikthimit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat