Watford shkarkon trajnerin Silva dhe sulmon klubin e Everton

Futboll

Watford shkarkon trajnerin Silva dhe sulmon klubin e Everton

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:46
Marco Silva

Watford ka shkarkuar Marco Silva-n dhe ka akuzuar Everton pasi iu drejtua pa lehe trajnerit kur shkarkoi Koeman.

Trajneri portugez ishte duke bërë një punë të madhe me Watford që ishte në vend të tetë pas 13 ndeshjeve të para dhe vetëm katër pikë larg një vendi që do t’i kualifikonte në Champions League.

Por Watford tani ka vendosur të marrë masa dhe të shkarkojë Silva-n pas vetëm një fitoreje në 11 ndeshjet e fundit në Premier League – forma më e keqe e çdo skuadre në kampionat.

Javi Garcia ka dalë si kandidati kryesor për të qenë pasardhësi i Silva-s në Vicarage Road.

Garbia, ish-trajneri i Malaga-s, ka një vit pa punë që kur u largua nga Rubin Kazan.

Watford nuk ka biseduar me askënd deri tani por janë në kërkim të një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

Pronarët e Watford, familja Pozzo, e humbi besimin te Silva pasi ai u emërua si kandidati kryesor për stolin e Everton në tetor.

Aty pikërisht filloi rënia e skuadrës dhe tani është bërë trajneri i tetë i shkarkuar nga familja Pozzo në gjashtë vitet e fundit. Klubi e ka quajtur interesin e Everton si katalizatorin e vendimit të marrë dhe formës së dobët të treguar nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat