Reus merr ditën jeshile nga mjekët, më në fund do të rikthehet në fushë

Futboll

Reus merr ditën jeshile nga mjekët, më në fund do të rikthehet në fushë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:47
Marco Reus

Lajme të mira për Borussia Dortmund dhe Marco Reus. Ai ka marrë dritë jeshile pas kontrollit të fundit fizik që do të thotë se e ka kaluar dëmtimin në gju që e ka mbajtur larg fushave që prej qershorit të 2017.

Gjuri është shëruar 100% dhe nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye pse 28-vjeçari të mos rikthehet sa më shpejtë në fushën  lojës.

Që prej së hënës sulmuesi gjerman mund të fillojë stërvitjen me grupin, duke marrë pjesë në të gjitha ushtrimet, të futet në dyluftime dhe të mos luajë me frikë.

Por është herët për të zbritur në fushën e lojës. Reus me siguri nuk do të jetë në ndeshjen e radhës ndaj SC Freiburg të shtunën. Edhe në ndeshjen tjetër të 2 shkurtit ndaj Koln ai nuk pritet të jetë pjesë e ekipit.

Trajneri Stoger mendon se duhet ta marrë shtruar në mënyrë që të mos ketë dëmtime të tjera.

Por nëse i jep sinjalin se është gati fizikisht të luajë, atëherë asgjë nuk e ndal të bëjë rikthimin pas tetë muajsh larg fushave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat