Juventusi me shumë mungesa kundër Spal-it

Futboll

Juventusi me shumë mungesa kundër Spal-it

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:34
Chiellini dhe Buffon

Juventusi do të udhëtojë pa Medhi Benatian, Sami Khediran, Juan Cuadradon dhe Federico Bernardeschi për ndeshjen e së shtunës ndaj SPAL.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 dhe Zonja kërkon ta mbajë kreun.

Benatia është i suspenduar, Khedira ka një grip të lehtë, ndërsa Cuadrado dhe Bernardeschi janë të lënduar.

Por për këtë ndeshjes Benedikt Hoëedes është rikthyer.

Ai mungoi në ndeshjen ku Bianconerët arritën të shënojnë fitore me rezultat 2-0 ndaj Atalantas.

Juvenusi aktualisht ka katër pikë më shumë se Napoli që është ndjekës.

Skuadra e Juventusit: Buffon, Del Favero, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Pjanic, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Mandzukic, Hoëedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat