Federata Angleze ka hapur një hetim lidhur me shkeljet e mundshme nga një nga skuadrat e Premierligës.
Sipas raporteve angleze, FA ka kërkuar gjobë për Newcastle pasi ka bërë një shkelje të rregullosrës për skuadrën e moshave të reja.
Gjatë një ndeshje skuadra U-18 ka mbajtur fanellat me sponsor të kompanisë së basteve që është e ndaluar të mbahet për grupmoshat e reja.
Diçka e tillë ndalohet rreptësisht të skuadrat e moshave, pasi kompanitë e basteve lejohen të vendosin logon vetëm në fanellat e ekipit të parë.