Hasangjekaj kujton se si milicët serb e kishin rrahur Llapashticën dhe kush e kishte revolen në stadium në vitin 1990

Futboll

Hasangjekaj kujton se si milicët serb e kishin rrahur Llapashticën dhe kush e kishte revolen në stadium në vitin 1990

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:44
KF Prishtina 1990

Ndeshja e famshme Prishtina-Proleteri i Zrenjanit nuk harrohet kurrë, derbi i madh i Ligës së Parë B (Liga e dytë Unike) në ish Jugosllavi, luftë se cila skuadër do të futej në elitë. Mbi 20 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës, ndodhi ajo që askush se priste pas përfundimit të takimit në pranverën e vitit 1990. Ish futbollisti i mirënjohur, Arbër Hasangjekaj, apo 7-shi i Prishtinës, kujton atëkohë dhe sidomos ndeshjen me Proleterin, kur vërtet ishte një trishtim. Ndeshja përfundoi baras 0:0, por atëkohë ishte një rregull, ajo skuadër që fiton me penallti e merrte një pikë.

Image

Gani Llapashtica

Prishtina humbi me penallti me 7:6, mbase Hasangjekaj u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, por pastaj në fushë futet njësia speciale e milicisë së Serbisë dhe sulmoi lojtarët e Prishtinës. “Duhet ta kujtoj pak at ferr të vitit 1990. Jam tani në Suedi, por nuk e harroj atëkohë kur isha i lojtar i Prishtinës. Në tunel rreth 7-8 milicë të njësisë speciale e rrahën keq mbrojtësin Gani Llapashtica.  Goditen pa mëshirë mbi të dhe e kishin një inat sepse e konsideroni si një nacionalist. Ishte sulmuar edhe portieri Shukri Paçarada, por me pak.

Por Llapashticën e rrahën keq dhe u dërgua në spital në gjendje kritike, kurse ne lojtarë të tjerë na goditen me nga një a dy shqelma apo grushte”, kujton atëkohë Hasangjekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai tregon edhe një detaj të padëgjuar deri me tani. “Në tribuna ishte edhe prindi im, e kishte revolen me vete dhe për pak kishte tentuar të futej në fushë duke parë ato skena terrori. Fatmirësisht nuk ishte futur sepse e kishte me vete revolen, por të fshehur”, kujton atëkohë Hasangjekaj.

Image

Arbër Hasangjekaj

Prishtinës iu kishin dënuar disa nga lojtarët, por pas kësaj sfide më shumë emra të rinj shkuan në Beograd dhe e mundën me 2:1 OFK Beogradin. Duhet kujtuar, se atëkohë në KF Prishtina luanin Avni Stublla, Goran Gjoroviqi, Besnik Kollari, Arbër Hasangjekaj, Afrim Tovërlani, Ardian Kozniku, Mensur Nexhipi, Shukri Paçarada, Abdyl Bellopoja, Fehmi Hyseni, Arbnor Morina, Muhamed Kolenoviqi, Sunaj Keçi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat