Vëllaznimi bënë rikthim sensacional, shkrinë epërsinë e Prishtinës në dy minutat e fundit dhe merr një barazim të artë

Futboll

Vëllaznimi bënë rikthim sensacional, shkrinë epërsinë e Prishtinës në dy minutat e fundit dhe merr një barazim të artë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 16:06
Foto nga ndeshja

Derbi i vjetër i futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Vëllaznimit ka sjellë gola, spektakël në tribuna e fushë, karton të shumtë por jo edhe fitues pasi përfundoi në barazim 2-2.

Prishtina që nga fillimi i ndeshjes filloi me sulme në drejtim të portës së gjakovarëve.

Rastin e parë të mirë e pati Mentor Mazrekaj, por që goditja e tij e fuqishme shkoi mbi portë.

Portieri i mysafirëve shpëtoi portën e tij edhe në minutën e 32-të të ndeshjes.

Sulmuesi më në formë i Prishtinës, Ahmed Jonuzi tentoi të shënoj por Muhaxhiri intervenoi edhe më mirë duke mbetur rezultati 0-0.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit, të cilët realizuan vetëm pas dy minutave.

Ishte sulmuesi anësor, Gauthier Makenda që shënoi për ta zhbllokuar ndeshjen në 1-0.

Makenda kishte rast të mirë shënimi edhe dy minuta më vonë, por që goditja e tij nuk ishte e saktë.

Gjakovarët iu afruan barazimit në minutën e 64’, por goditja e Burim Qorrit u ndal nga shtylla.

E katër minuta para fundit të ndeshjes, Prishtina gjeti golin e qetësisë kur shënoi Ergyn Ahmeti pas asistimit nga Arbër Hoxha.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Përparim Osmani luajti me dorë në vijën fatale dhe gjyqtari akordoi penallti duke ndëshkuar me të kuq Osmanin.

Nga pika e bardhë i saktë ishte mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi duke realizuar për 2-1.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte super talenti nga Gjakova, Lekë Vula që arriti të shënoj dhe të barazoj shifrat në 2-2.

Prishtina pas këtij barazimi vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë por tani me tri pikë më pak se lideri Drita.

Vëllaznimi kësisoj edhe me pikën e fituar mbetet në pozitën e nëntë me 32 pikë të tubuara pas 25 javëve.

Në ndeshjen e ardhshme Prishtina luan në udhëtim tek Flamurtari derbin lokal.

Ndërkohë Vëllaznimi do ta ketë një ndeshje direkte për t’i ikur barazhit me Drenicën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat