Atletico mendon ta kthejë Courtois në Madrid

Futboll

Atletico mendon ta kthejë Courtois në Madrid

Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:24
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois mund t’i plotësohet dëshira për të jetuar përsëri në kryeqytetin spanjoll.

Atletico Madrid ka nisur planet për sezonin e ardhshëm dhe sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, është rikthimi në Madrid i portierit të Chlesea, Thibaut Courtois.

25-vjeçari belg mund të largohet gjatë verës nga skuadra e drejtuar nga Antoino Conte dhe “Los Colchoneros” janë të parët në listë për ta rrëmbyer portierin, i cili konsiderohet alternativa kryesore për të zëvendësuar Jan Oblak, që mund të transferohet te Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës.

Natyrisht që për të kthyer belgun në Madrid duhet përgatitur oferta e duhur, pasi konkurrenca për të siguruar shërbimet e tij është shumë e madhe, por një plus të madh në këtë drejtim, Atletico mund ta ketë nga dëshira e futbollistit për t’u kthyer sërish në Spanjë, ku ka edhe familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat