Pa Vidalin

Futboll

Pa Vidalin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:29
Arturo Vidal

U vërtetua ajo që i frikësoheshin te Bayerni i Mynihut. Arturo Vidal, i dëmtuar në gju gjatë seancës stërvitore të së dielës, një dytë pas fitores me Wolfsburgun, do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë, duke humbur edhe gjysmëfinalen e Championsit me Realin e Madridit. Edhe pse nuk është përcaktuar një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë, është e sigurt që do të qëndrojë për shumë javë në infermieri.

Trajneri Jupp Heynckes konfirmoi se Vidal duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël, për të rikuperuar dëmin që shkaktuar në ligamentet e gjurit, procedurë që kërkon kohën e saj. Gjithsesi, numri një i stolit bavarez theksoi se mesfushori 30-vjeçar është një luftëtar dhe nuk dorëzohet para çdo vështirësie. Lajmi për mungesën e gjatë të Vidal është pritur me shumë zhgënjim në kampin Bayernit, që në këtë fund sezoni ka nisur sprintin final në të tre frontet. Nëse titulli në Bundesligës është siguruar, janë ende në lojë Kupa e Gjermanisë dhe Championsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat