Bayerni i futet garës për De Ligt, por Barcelona është favorite për holandezin

Futboll

Bayerni i futet garës për De Ligt, por Barcelona është favorite për holandezin

Më: 20 prill 2018 Në ora: 07:04
Me vetëm 18 vite, holandezi ka qenë lider i gjigantit Ajax Amsterdam në ndeshjet në kampionat por edhe në garat evropiane.

Njëri nga mbrojtësit më perspektiv në botë është holandezi Matthijs De Ligt.

Pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Ajaxit, De Ligt është bërë ndër më të kërkuarit në botë.

Me vetëm 18 vite, holandezi ka qenë lider i gjigantit Ajax Amsterdam në ndeshjet në kampionat por edhe në garat evropiane.

Së fundmi në garë për të është futur edhe kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich.

Bayern po synon ta rinovojë mbrojtjen dhe De Ligt shihet si mbrojtësi i duhur për ta.

E përditshmja gjermane Bild ka shkruar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic është duke punuar tanimë për transferimin e De Ligt.

Por gjithnjë sipas kësaj të përditshme gjermane, lideri i La Ligas, Barcelona mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me holandezin.

De Ligt ka një klauzolë largimi nga Ajaxi prej 45 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat