Këto janë dy dëshirat e mëdha të Guardiolas në verë

Futboll

Këto janë dy dëshirat e mëdha të Guardiolas në verë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:40
Pep Guardiola

Pasi fitoi Premier League (2017-2018), titullin e shtatë të Pep Guardiolës në nëntë vitet e tij si trajner, Manchester City tashmë po mendon se si të forcohet për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Sky Sport”, prioritetet e trajnerit katalanas, në përpjekje për të arritur suksesin edhe në Ligën e Kampionëve, janë rinovimi i moshës mesatare të mesfushës dhe një sulmues të nivelit të lartë.

Për këtë, Pep do të ketë një shumë që tejkalon 200 milionë paundë në dispozicion nga klubi. Objektivi i parë është një ish-lojtar i tij: Thiago Acántara. Mesfushori 27-vjeçar, i cili tashmë ka shkëlqyer te Barcelona dhe Bayern Munich, do të ishte një “frymë ajri e freskët” për Fernandinho, Yaya Toure, David Silva… Të gjithë këta të fundit janë më të vjetër se 30 vjeç.

I dyti dhe më ambiciozi është Kylian Mbappé. Sulmuesi, i huazuar këtë vit nga Monako te PSG, me parizienët që duhet të paguajnë këtë verë më shumë se 180 milionë euro, mund të mos vijojë dot në “Parc des Princes”, në rastin e hulumtimit të UEFA-s, e cila do të skanojë shpenzimet e parizienëve në 12 muajt e fundit dhe sa ato përputhen me “fair-play financiar”. Ky hetim mund ta detyrojë Nasser Al-Khelaïfi që ta shesë yllin e tij të ri menjëherë pas marrjes së 100% të shërbimeve të tij./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat