Mbrojtësi i majtë i Juventus Kwadwo Asamoah raportohet të ketë kompletuar vizitat mjekësore tek Inter, në prag të nënshkrimit të kontratës trevjeçare.
Ganezi ka luajtur tek Juventus në gjashtë sezonet e fundit, por kontrata e tij përfundon më 30 qershor dhe mesa duket klubi nuk ka ndërmend t’ia rinovojë.
Mbrojtësi anësor, i cili mund të luajë edhe në mesfushë, është përfolur për një kalim te Zikaltrit gjatë muajve të fundit, dhe tani raportohet se ia finalizuar edhe hapin e fundit.
Asamoah tani është në gjendje të firmosë kontratën me klubin e ri, e cila thuhet të jetë trevjeçare deri më 30 qershor të 2021.