Një ditë pasi klubi i “Vllaznisë” ra për herë të parë nga kategoria superiore në qytet ka pllakosur “zia”.
Pas 99 vitesh shkodranëve do u duhet ta ndjekin ekipin e zemrës në kategorinë e parë.
Ata nuk e “kapërdijnë” dot këtë fakt saqë vendosën ta shpallnin të sotmen “ditë zie”.
Në një vend në qendër të qytetit, aty ku vendosen lajmërime për të vdekurit ishte ngjitur edhe letra për “Vllazninë”.
“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Presim vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes.
Dje edhe pse Vllaznia fitoi në Korçë nuk mundi të mbijetojë në superiore për shkak se Kamza fitoi në Tiranë përballë Partizanit.