Gjimnasti, kamerieri, emigranti dhe i arratisuri luajnë finalen e Champions!!!

Futboll

Gjimnasti, kamerieri, emigranti dhe i arratisuri luajnë finalen e Champions!!!

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Edhe pak minuta mbeten nga finalja e Champions League. Liverpool ka detyrën e vështirë të ndërpresë dominimin e Real Madrid, që synon për herë të tre radhazi të fitojë veprimtarinë më prestigjioze në nivel klubesh, do të ishte trofeu i katërt në pesë vitet e fundit për “Los Blancos”. Të besuarit e Klopp janë gati të shkruajë historinë e tyre, pa harruar rrugën e vështirë që kanë pasur në jetën e tyre për të mbërritur deri te finalja e Kievit…

Image
Bobby Firmino

I përjashtuari – Bobby Firmino është një nga futbollistët kyç të suksesit të arritur nga Liverpool në këtë Champions League. 12 ndeshje të luajtura, 10 gola, 8 asiste, numra të jashtëzakonshëm që po e konfirmojnë si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim. I zbuluar nga një dentist, që më pas u bë menaxheri i tij, kur luante në Regatas Brasil. Në moshën 17 vjeç, gjatë një udhëtimi nga Barajas në Marsejë, nuk u la të shkelte në Francë dhe u përjashtua nga ky vend për probleme me vizën. Gjithsesi, udhëtimi i tij në Europë u shty vetëm për pak kohë…

Image
Mane

I arratisuri – Më shumë se 800 kilometra të përshkruara vetëm për të bërë një test te “Generation Foot Academy”. Historia e Mane është një histori arratie, pasi i ati e kishte ndalur rreptësisht të luante futboll. Por sulmuesi, që do të bëhet senegalezi i parë që luan në një finale të Champions League, është arratisur nga familja për të ndjekur pasionin dhe ëndrrën e tij, e cila sot e ka sjellë në Kiev. Nuk e harron kurrë origjinën e tij dhe para finales ka çuar në fshatin ku lindi 300 fanella të Liverpool.

Image
Georginio Wijnaldum

Gjimnasti – As që i shkonte ndërmend të luante futboll, sepse pasioni i parë në jetën e Wijnaldum ka qenë gjimnastike. U bind të vraponte pas topit vetëm kur e mori akademia e Sparta Roterdam, ku u bë shok i ngushtë me Strootmanl. I lindur në një familje futbollistësh, pasi i ati dhe vëllai kanë qenë profesionistë, falë Klopp u bë një futbollist i rëndësishëm. Dëmtimi i Oxlade-Chamberlain e riktheu titullar dhe do të jetë i tillë në ndeshjen më të rëndësishme, ku dëshiron t’i tregojë botës dhe Georginio i vogël është rritur…

Image
Dejan Lovren

Refugjati – Kroat, i detyruar të arratiset me familjen e tij për në Gjermani, gjatë luftës në Bosnje. Këtë Lovren nuk do ta harrojë kurrë dhe vazhdon të bëj bamirësi nëpër kampet e ndryshme të refugjatëve në Europë. Në sfidën e Champions League do të ketë kundërshtarë Modric, bashkatdhetarin dhe shokun e ardhshëm të ekipit. Pasi do ta luftojë në Kiev, të dy së bashku janë gati të shkruajnë një faqe të historisë me kombëtaren kroate në botërorin e ardhshëm në Rusi.

Image
Van Dijk

Kamerieri – Blerja e vitit. Rreth 85 milionë euro u deshën për ta çuar nga Southampton te Liverpool. Një shifër e çmendur, jashtë të zakonshmes për një mbrojtës. I lindur në Holandë nga një baba holandez dhe mama nga Surinami, në moshën 17 vjeç nis të punojë si kamerier, përpara se ti përkushtohej futbollit me kohë të plotë. Van Dijk nuk e ka harruar kurrë njeriun që e ndihmoi kur ishte adoleshent dhe e futi në punë. Edhe sot vazhdon të çoj në atë restorant fanellat e tij të autografuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat