Leo Messi fillon sot aventurën me Argjentinën në "Kampionatin botëror 2018”.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke realizuar het-trik për Portugalinë në barazimin 3:3 ndaj Spanjës.
Ronaldo shpërtheu në paraqitjen e tij të parë në “Kampionatin botëror 2018”.
Ai po ashtu shtoi kandidaturën e tij në garë për “Këpucën e Artë” të Botërorit dhe çmimin kryesor individual për një futbollist, “Topi i Artë”.
Sot është radha e rivalit të tij kryesor, Leo Messi.
Messi duhet të reagojë për të lënë gjurmë në nisjen e Argjentinës, sot me fillim nga ora 15:00 kundër Australisë.
Një përgjigje kërkohet edhe pas het-trikut nga Ronaldo.