Portugalia kërkon të vazhdojë formën e mirë

Futboll

Portugalia kërkon të vazhdojë formën e mirë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:30
Portugalia

Portugalia, pas paraqitjes të bukur të bërë në barazimin 3-3 të marrë në ndeshjen hapëse kundër Spanjës, do të kthehet në fushë këtë të mërkurë për ndeshjen e dytë të Grupit B, që do ta luajë kundër Marokut.

Protagonisti në takimin e parë, siç mund të pritej, ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar të tre golat për kombëtaren e tij.

Paraqitja e jashtëzakonshme e yllit të Real Madrid me rivalët iberikë, duhet t’i ketë bërë mirë moralit të portugezëve, të cilët do të kërkojnë të hipotekojnë kalimin në raundin tjetër në këtë takim, që do të zhvillohet në orën 14:00. Përballë tyre do të jetë një Marok që luajti mirë në takimin hapës kundër Irani-t, por që doli pa pikë nga ajo ndeshje për shkak të një autogoli të pësuar në minutat e fundit. Ai rezultat i ka dhënë fund ecurisë së Marokut prej 18 ndeshjesh pa pësuar humbje.

Formacionet Portugalia pritet të luajë me të njëjtin ekip që është përballur me Spanjën, edhe pse Andre Silva shpreson të marrë vendin e Goncalo Guedes në krah të Cristiano Ronaldo. Maroku, nga ana tjetër nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion pavarësisht humbjes së pësuar në ndeshjen e parë, me Ayoud El Kaabi që duhet të udhëheqë sulmin e afrikanëve.

Shifra dhe Fakte – Ndeshja e vetme e luajtur mes këtyre dy ekipeve është zhvilluar në Botërorin e 1986-ës, me Marokun që ka fituar 3-1, suksesi i tyre i parë në një Kupë të Botës. – Portugalia nuk ka humbur në Botëror kundër një kombëtareje që nuk është pjesë e Europës që nga viti 2002, duke marrë pesë fitore dhe tre barazime që nga ajo kohë. – Portugalia ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e luajtura në fazën kualifikuese të Botërorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat