“Arena Kombëtare” merr formë, vazhdojnë punimet

Futboll

“Arena Kombëtare” merr formë, vazhdojnë punimet

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 09:00
Pamje nga video

Stadiumi “Arena Kombëtare” ka marrë një formë thuajse të plotë, të paktën sa i përket tribunave të tij.

Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar një video ditën e sotme, e cila tregon ecurinë e punimeve në këtë stadium.

Fusha do të jetë pjesa e fundit e këtij stadiumi, në të cilën do të kryhen punimet, ndërsa më parë do të përfundojnë triubunat dhe vendosja e stolave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat