Kampioni i Suedisë, Malmo, nesër do të zbarkojë në Prishtinë, kurse të martën në orën 20.45 takohet me Dritën nga Gjilani, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kjo ndeshje është e vlefshme e rrethit të parë eliminatorë të Champions League.
Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nesër zbarkon Malmo në Kosovë. Sipas tij, janë në shitje të gjitha biletat, mbi 17 mijë sosh.