Borussia Dortmund ka transferuar blerjen e gjashtë në prag të sezonit të ri. BVB ka finalizuar ditën e mërkurë transferimin e pjesëmarrësit në Kupën e Botës me Marokun Achraf Hakimi.
Mbrojtësi i djathtë do të huazohet për dy vite nga Real Madrid, pra deri në fund të sezonit 2019/20.
“Achraf është një lojtar i ri dinamik në krahun e djathë, i cili luan te Real Madrid dhe te kombëtarja marokene në nivelet më të larta,” komentin drejtori sportiv Zorc afrimin e lojtarit.
19-vjeçari është aktivizuar dy herë gjatë sezonit të kaluar nga ish-trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane.
Ai mori pjesë në të tri ndeshjet e Marokut në Botëror por u eliminua në fazën e grupeve.
Ai do të luftojë për një vend formacioni me veteranin Lukasz Piszczek.