Lionel Messi gjendet në pushime të verës me familjen pas pjesëmarrjes në Kampionatin botëror 2018 me Argjentinën.
Sulmuesi i Barcelonës duket se po shijon ditë të lumtura pranë familjes së tij në Ibiza pas aventurës së dobët të garës së madhe në Rusi.
Por, “Sport” në numrin e sotëm ka publikuar fotografi ku Messi shihet në gjendje shumë të mirë fizike.
Forma e mirë fizike e Messit është lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, para fillimit të sezonit të ri.