Gareth Bale e ka fituar çmimin, “Mahou” duke u shpallur lojtari më i mirë i Real Madridit gjatë muajit gusht.
Tifozët e kishin mundësinë të votonin për lojtarin që ata menduan se luajti më së miri në muajin gusht.
Ky çmim i është dhënë Bales mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitore të klubit në “Valdebebas”.
Ky çmim jepet çdo muaj nga fabrika e birrave e vendosur në Madrid, Mahou.