Momente emocionale për Ajet Shoshollin, selektorin e parë të kombëtares së Kosovës dhe me sekretarin e parë të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-94), Sejdi Mërkoja.
Dy protagonistë të kohës së pavarësimit të futbollit të Kosovës. Dy protagonistë me shumë shokë trima në atëkohë nisën rrugëtimin e madh, të shtetit të Kosovës, në krye me kryetarin e parë të FFK-së, Agim Bytyqi!
Dje Shosholli dhe Mërkoja, patën një takim emocional dhe kujtuan shumë ngjarje të sikletshme të asaj kohe, kur ishin të përndjekur nga regjimi kriminal serb.