Përfundon gjithçka për Benzeman

Futboll

Përfundon gjithçka për Benzeman

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:24
Karim Benzema

Shpresat e Karim Benzemës për t’u kthyer në ekipin kombëtar të Francës duket të pakësohen.

Në një intervistë me gazetën lokale Ouest France të botuar të mërkurën, presidenti i federatës së futbollit francez, Noel Le Graet, konfirmoi se nuk ka shanse që sulmuesi i Real Madridit të rikthehet te ‘Gjelat’.

”Unë besoj se gjithçka ka përfunduar me të te Les Bleus, veçanërisht pasi ai është tërësisht jashtë forme kohëve të fundit”, tha Le Graet.

Benzema, të cilit ndeshja e fundit me Francën i daton në tetor të vitit 2015, është emëruar në listën e 30-tëve për çmimin Ballon d’Or për lojtarin më të mirë të vitit. Por marrëdhënia e tij me trajnerin e Francës Didier Deschamps mbetet ende e ftohtë.

Sulmuesi i Real Madrid dyshohet për ngacmime seksuale gjatë vitit 2015, bashkë me mesfushorin Mathieu Valbuena.

Benzema shënoi 27 gola në 81 paraqitjet e tij me Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat