Skriniar: E njëjta gjë ndodhi edhe në verë, por unë…

Futboll

Skriniar: E njëjta gjë ndodhi edhe në verë, por unë…

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:39
Milan Skriniar

Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar, i cili është grumbulluar me kombëtaren e Sllovakisë, ka folur në lidhje me zërat që shumtë që po qarkullojnë për një transferim të tijin te Bayern Munich.

“I lexoj këto gjëra, por nuk mendoj asgjë. Ka patur lajme të tilla edhe gjatë verës, por asgjë nuk ndodhi në fund dhe nuk mendon se do të ndodhë diçka ani”, ka thënë ai.

“Na presin shumë ndeshje me Inter pas kombëtares. Kemi një sfidë të rëndësishme me Milan, duhet të përgatitemi mirë. Juventus kryeson në Itali, por ne mund të luajmë si të barabartë me ata”, ka thënë Skriniar.

“Jemi aty ku donim të ishim në fillimin e kampionatit dhe do të kërkojmë të vazhdojmë në këtë rrugë sa më gjatë të jetë e mundur”, ka përfunduar sllovaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat