Atletico Madridi kërkon transferimin e Fabregasit në janar

Futboll

Atletico Madridi kërkon transferimin e Fabregasit në janar

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:30
Cesc Fabregas

Atletico Madridi e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit spanjoll të Chelseat, Cesc Fabregas, kontrata e së cilit përfundon verën e vitit të ardhshëm.

Përkundër dëshirës së mesfushorit për të qëndruar në Chelsea, Atletico Madridi synon t’ia ndryshojë mendjen përmes ofertës së një kontratë të cilën ai nuk do të mundë ta refuzojë.

Mirror raporton se madrilenët janë duke planifikuar ta transferojnë Fabregasin qysh në janar për një çmim mjaft të mirë, pasi që Chelsea do t’ia shesë lirë në mënyrë që të mos e humbasë verës si transferim të lirë.

Kontrata e ish-mesfushorit të Barcelonës përfundon në vitin e ardhshëm dhe klubi anglez nuk është i gatshëm t’ia rinovojë kontratën pasi që ai ka mbetur opsion jo shumë i rëndësishëm për trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, të cilin Fabregas e ka lavdëruar mjaft shumë.

Mesfushori spanjoll nuk e ka filluar shumë mirë sezonin e ri për shkak të një lëndimi, duke i bërë vetëm katër paraqitje deri tani gjatë këtij sezoni.

Fabregasi u transferua në Chelsea nga Barcelona në vitin 2014 me kontratë pesëvjeçare për një shumë që besohet se është 33 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat