Derbi i Amerikës Latine i takon Brazilit

Futboll

Derbi i Amerikës Latine i takon Brazilit

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:21
Foto nga ndeshja

Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar një ndeshje interesante në Xheda të Arabisë Saudite, por Brazili e ka fituar atë në minutat e fundit

I cilësuar si një derbi i madh i dy Kombëtarëve te Amerikës Latine, Argjentinës dhe Brazilit ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Brazilin, të cilët sulmuan më shumë dhe e kërkuan golin, por pa rezultat.

Kështu pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në pjesën e dytë, kishim një ngjallje të Argjentinës që rrezikojë disa herë portën e Alissonit, por që nuk arriti të konkretizoi rastet e krijuara.

Në minutat e fundit të ndeshjes Brazili prapë e morën iniciativën dhe ishin afër për të shënuar në minutën e 83’të nga gjuajtja e lirë, por goditja e Neymar përfundoi shumë afër portës së Argjentinës. Ndërkaq, në minutën e parë shtesë të minutave të fundit Argjentina përpak sa nuk shënoi autogola.

Megjithatë, pas këtij presioni Brazili shënon në minutën e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 93’të. Golin për Brazilin e shënon mbrojtësi i Interit, Miranda.  

Me këtë ndeshje Brazili dhe Argjentina përfundojnë turneun e tyre të miqësorëve në Arabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat