Hamsik: Herët të flasim për të ardhmen time në Napoli

Futboll

Hamsik: Herët të flasim për të ardhmen time në Napoli

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 23:35
Marek Hamsik

Babai i Marek Hamsik ka pranuar se “ende është herët që ta thotë të ardhmen e Marekut pas këtij sezoni”, pas raporteve se ai mund të luaj në Kinë sezonin e ardhshëm

Kapiteni ishte rrugë për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të verës, por çmimi i tij i lartë bëri që ai ta merr në konsideratë këtë largim.

“Është shumë herët të themi nëse ky do të jetë sezoni final i tij në Napoli”, ka thënë Richard Hamsik për Radio Marte.

“Ai ka kontratë deri më 2020 me opsion për ta zgjatur deri në fund të 2021. Ne të gjithë shpresojmë që ai të mbetet në Sicili, por ende është herët ta themi këtë”.

Babai i mesfushorit po ashtu është pyetur nëse ai ka filluar që ta mësojë kinezishten.

“Jo, kinezishtja është shumë e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat