Zyrtare: Bolt refuzon këtë skuadër evropiane

Futboll

Zyrtare: Bolt refuzon këtë skuadër evropiane

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:34
Bolt

Tetë herë kampioni olimpik karrierën e tij futbollistike ka mundur ta vazhdojë në Evropë.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij Ricky Simms.

32 vjeçari Bolt pas pensionimit nga atletika ka vendosur t’i bashkohet futbollit, ku ka nënshkruar me skuadrën nga Australia, Central Coast Mariners, për të cilët ditën e premte shënoi dy herë në një ndeshje testuese.

“Ka shumë interesim për Bolt prej kohës që ka kaluar në futboll. Neve po na kontaktojnë rregullisht klube nga e gjithë bota”, ka deklaruar Simms.

“Ndryshimi  është se oferta e fundit erdhi përmes medieve. Mund të konfirmoj se Usain nuk e sheh si një mundësi Maltën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat