Cavani: Do të jetë një ndeshje e madhe

Futboll

Cavani: Do të jetë një ndeshje e madhe

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:04
Cavani: Do të jetë një ndeshje e madhe

Sulmuesi i PSG-së Edinson Cavani po pret me padurim ndeshjen e veçantë ndaj ish-ekipit të tij të martën.

Uruguaiani ka kaluar tre vite të bukura në Napoli, duke shënuar mbi 30 gola në të gjithë kompeticionet gjatë atyre viteve.

“Kam kaluar tre vite plot emocione në Napoli,” shprehet Cavani për PSGTV.

“Mam shumë kujtime të bukura me atë klub. Po përgatitemi për ndeshjen ndaj tyre  dhe të dy ekipet janë në situatë të vështirë.

“Do të jetë një ndeshje e madhe, sepse të dyja skuadrave u duhet një fitore në garën për t’u kualifikuar.

“Është e vështirë të fitosh në San Paolo…Është e vështirë, por jo e pamundur. Është një ekip që lufton, por mendoj se edhe ne mund ta bëjmë këtë gjë siç e kemi vërtetuar.

“Duhet të luajmë të bashkuar. Shpresoj të jem gati, po bëj gjithçka për të qenë gati. Po rikthehem nga një dëmtim dhe dua të jem në gjendje të jap më të mirën time për ekipin në mënyrë që të fitojmë sfidën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat