Banorët e Xërxës bashkohen, ndalin zhbërjen e klubit

Futboll

Banorët e Xërxës bashkohen, ndalin zhbërjen e klubit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:47
Banorët e Xërxës bashkohen, ndalin zhbërjen e klubit të futbollit

Ka mjaftuar një njoftim i klubit të futbollit Xërxa në fund të tetorit se financat e klubit kanë rënë në zero dhe se rezultatet janë jo të kënaqshme, që të ketë mobilizim të menjëhershëm të banorëve të këtij fshati të komunës së Rahovecit.

Pas njoftimit se klubi është afër dështimit në aspektin financiar, klubi kërkoi ndihmë nga bashkëvendësit në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në garat e Ligës së Dytë të Kosovës.

Të menjëhershme ishin ndihmat që u dhanë nga bizneset e Xërxës, qoftë me financa, por edhe me fanella e gjësende tjera. Ka pasur të tillë që kanë ndarë edhe përqindje nga pagat vetëm që KF Xërxa të vazhdojë garat.

Klubi ka njoftuar se vlera e plotë për një sezon kampionati sillet rreth 10 mijë euro për këtë ligë, pa përfshirë pagesën e ndonjë futbollisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat