Nëse do të kishte shënuar tre gola, do t’i hiqte mundësinë CR7 për të hyrë në historinë e ndeshjes Milan-Juventus.
Ndeshja e sezonit të kaluar, e luajtur në shtëpinë e kuqezinjve përfundoi me fitoren 2-0 të bardhezinjve. Gonzalo Higuain shënoi dy gola, që ishin respektivisht golat numër 98 dhe 99 të shënuar nga Juventusi-n në takimet e kampionatit të luajtura në fushën e “Djallit”.
Me pak fjalë, do të kishte mjaftuar një gol tjetër për të arritur në 100. Objektiv që pritet të arrihet nga pasardhësi i Higuain te “Zonja e Vjetër”, ai është Cristiano Ronaldo, që tashmë ka shënuar 7 gola në kampionat.
Ndërkohë, totali i golave të pësuar nga torinezët në Serinë A është 2.699 (1.165 në shtëpi dhe 1.534 jashtë). Nuk do të mund të shënojë golin e 100, por nëse Higuain mund të firmosë golin 2.700 të pësuar nga ish-skuadra e tij në kampionatin italian.