Skuadra me renome Liria nga Prizreni, prezanton trajnerin e ri. “KF Liria ka prezantuar trajnerin e ri nga Italia, Alberto Vincenzo Anesse. Fillimisht kryetari i KF Liria Ilijaz Ilijazi e prezantoi trajnerin para lojtarëve e në vazhdim vet trajneri bëri paraqitjen e tij dhe shpalosi ca nga pikëpamjet e tija para futbollistëve.
Pas prezantimit sa solemn e sa miqësor, trajneri mbajti seancën e parë stërvitore me lojtarët. KF Liria ju uron të gjithëve për këtë hap duke shpresuar në përmirësimin e performancës së klubit në vazhdim të kampionatit”, bëhet e ditur nga klubi. Prizrenasit renditen në vend të 10-të me 16 pikë të mbledhura.