Shqetësimi i Challandes për ndeshjet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit

Futboll

Shqetësimi i Challandes për ndeshjet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:54
Bernard Challandes

Para dy ndeshjeve të radhës, Kombëtarja e Kosovës mbajti sot seancën e parë stërvitore.

Djelmoshat e Bernard Challandes u stërvitën në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Mungesa e vetme e Kosovës nga lojtarët e grumbulluar ishte Arijanet Muriqi.

Portieri i Manchester Cityt nuk arriti me kohë në Prishtinë dhe kështu mungoi në stërvitjen e sotme.

Por, trajneri, Challandes ka edhe një shqetësim në lidhje me mbrojtësin, Mërgim Vojvoda.

Vojvoda ka një tërheqje muskulore dhe sot ka stërvitur individualisht. Mbetet të shihet nëse ai do të rikuperohet me kohë për dy ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat