Mbrojtësi kroat nuk ka kontrolluar veten pas fitores së mbrëmshme.
Dejan Lovren duket se ka inate personale me Sergio Ramosin.
Pas fitores me Spanjën 3-2, ai përmes Instagramit, ka shpërthyer ndaj kapitenit të “La Rojas” si dhe gjithë futbollistëve spanjollë.
“E qëllova mirë me bërryl. A-ha 3-2. Vazhdo dhe fol tani, shoku ( i referohet Ramosit).
“Ata janë një tufë frikacakësh. Tani mposhtim dhe Anglinë dhe largohemi si bosa”, ka thënë ai.
Lovren njihet si një futbollist kontrovers.