Kombëtarja e Kosovës po e mban konferencën e fundit për media para ndeshjes me Azerbajxhanin që luhet nesër
Në konferencë për Kosovës kanë dal përzgjedhësi Bernard Challandes dhe mesfushori Valon Berisha.
Përzgjedhësi Bernard Challandes thotë se të dyja ekipet kanë gjasa për fitore.
“Nesër do të jetë ndeshje interesante ndaj Azerbajxhanit. Gjasat e të dyja ekipeve janë 50 me 50. Azerbajxhani në ndeshjen e parë që përfundoi 0:0, azerët kanë luajtur shumë mirë”, ka deklaruar Bernard Challandes, përcjell Insporti.com.
“Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne”, pohoi Challandes.