Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital. Krimi ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.
Viktima Vladimir Zvezhda është qëlluar në pjesën e qafë, plagë e cila ka qenë fatale për të.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit. Autori dhe viktima festuan së bashku Vitin e Ri dhe nën efektin e pijes nisën një konflikt të çastit që përfundoi me vrasjen e 42-vjeçarit. Në pranga ka rënë Klajdi Shundi.