20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes

Shqipëria

20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 09:22
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke bërë një bilanc të  të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes.

Rama shkruan se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Rama shkruan se përfitues janë të gjithë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por që janë të regjistruar në vendin amë.

Kujtojmë se prej vitit 2019, kur nisi programi universal, 91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat