Çupi: Ky ministër i Ramës ka një kallëzim në SPAK

Shqipëria

Çupi: Ky ministër i Ramës ka një kallëzim në SPAK

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 23:02
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi u shpreh se për ministrin Niko Peleshi ka një kallëzim në SPAK, por prokuroria nuk ka folur deri më tani që të vihet në pikëpyetje ministri.

“Për ministrin Peleshi ka një kallëzim në SPAK, por prokuroria nuk ka folur deri më tani.

Nëse thotë se ka një dosje dhe po afrohet mbyllje, këtu vihet në pikëpyetje ministri. Por nëse nuk ka një fajësi sado të vogël, atëherë po.

Por unë i shikoj këto akuza si të përshpejtuar. Nëse ka faje dhe çështje penale, ata mund të tërhiqen dhe të shkojnë në punën e tyre”, tha Çupi për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat