Sulmet e demokratëve ndaj Bashës pas përjashtimit të Berishës, Kara nxjerr statutin e PD-së

Shqipëria

Sulmet e demokratëve ndaj Bashës pas përjashtimit të Berishës, Kara nxjerr statutin e PD-së

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 14:19
Romeo Kara

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me sulmet që po bën reaksioni berishian brenda PD-së, kundër Lulëzim Bashës pasi ai përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Postimi i plotë:

Basha akuzohet nga reaksioni berishian brenda PD-së, se ai perjashtoi Berishen ne menyre antistatutuore, pa pyetur strukturat dhe bazen e partise, prandaj baza duhet te ngrihet dhe t'a hedhe ne koshin e pleherave kryetarin e saj.

Shkurtimisht, statuti i PD-se lidhur persa me siper parashikon:

Neni 27

Masat disiplinore

1. Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH-së, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH-së.

2. Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH-së, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit, Etikës dhe Integritetit. Ato mund të bëhen publike.

3. Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritetit, brenda 5 ditëve nga paraqitja e ankimit.

4. Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e Degëve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.

5. Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

6. Rastet që përbëjnë shkelje disiplinore, si dhe rregullat e procedurat e dhënies së sanksioneve përkatëse disiplinore për anëtarët përcaktohen në aktet nënstatutore.

Pika 5 e nenit te mesiperm ia jep kete te drejte Bashes, qe ne cilesine e kryetarit te partise te ushtroje pushtetin e sanksioneve statutuore, sanksione te cilat i paraqiten per miratim kryesise se partise ne afatin me te shkurter te mundshem.

Levizja e vetme statutuore e berishianeve do te ishte qe, ata brenda pese diteve t'i drejtoheshin Komisionit te Apelimit, Etikes dhe Integritetit, gje e cila si duket nuk po merret ne konsiderate, pasi ka shume mundesi qe kryesia e PD-se dhe ky komision t'a rikonfirmojne qendrimin e Bashes.

Sidoqofte, berishianet-antibasha, kurre nuk po e trajtojne ne thelb problemin, nese ka realisht te drejte Basha, nese ka prova perkunder Berishes, nese qenia e Berishes ne PD e demton rende PD-ne, duke i krijuar asaj kosto te pallogaritshme etj, apo nese kishte ndonje alternative tjeter ai ne kete rast.

Berishianet iu rikthyen populizmit brenda partise, por kete radhe pa asnje baze morale dhe pa asnje shprese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat