Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 20-vjeçari, detajet e para

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 20-vjeçari, detajet e para

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mesditën e sotme.

Shtetasi R.P., duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat