Shqipëria ka rezerva të mjaftueshme të grurit

Shqipëria

Shqipëria ka rezerva të mjaftueshme të grurit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Shqipëria ka rezerva të mjaftueshme të grurit për të përballuar furnizimin e popullatës në rast të një konflikti Rusi-Ukrainë.

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit në Shqipëri, Adi Haxhiymeri, deklaron se këto dy shtete janë prodhues të rëndësishëm botërorë të drithërave, por aktualisht nuk ka shenja bllokimi të tregtisë, ndërsa kompanitë në vend janë sërish të përgatitura.

Pavarësisht garantimit të furnizimit, konflikti do të sillte një rritje të pashmangshme të çmimit, që këtë vit po ndikohet edhe nga prodhimi i ulët dhe kriza energjetike, që ka rritur kostot.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Rusia është vendi kryesor i origjinës për drithërat e importuara në vendin tonë, me vlerë thuajse 5 miliardë lekë për vitin 2021, pasuar nga Serbia në vendin e dytë me 3.8 miliardë lekë.

Ndërsa Ukraina, është vendi i pestë i origjinës për këtë produkt të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat